Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të bëjë thirrje për ristrukturimin më të gjerë të përfitimeve të SHBA-ve që nga viti 1960, ai këto do t’i thotë në fjalimin e tij para Kongresit Amerikan.
Ai do të flasë pas ditës së tij të 100-të si i pari i SHBA-së, ku do t’i ndajë katër trilionë dollarë për kujdesin ndaj fëmijëve, arsimin si dhe do të sigurojë mbështetje financiare për personat që ju duhet të marrin pushime nga puna.
Ai ka ndarë gati 2 trilionë dollarë për pakon kundër COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në Kongresin Amerikanë do të bëhet historia, pasi për herë të parë pas presidentit gjatë një fjalimi të ulura mbrapa do të jenë të ulura dy gra.
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, do të jenë të ulura në tribunë gjatë fjalimit të Biden, të mërkurën.