Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Akademinë “Accademia Teatro alla Scala” për vitin akademik 2021/2022 ofron 10 bursa studimi 9 mujore për kurse të perfeksionimit në këndimin lirik.
Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës së Italisë në Prishtinë:
Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Akademinë Accademia Teatro alla Scala e për vitin akademik 2021/2022 ofron:
10 bursa studimi 9 mujore për
Kurse të perfeksionimit në këndimin lirik
Afati i fundit: 12 maj 2021
Apliko në: https://www.accademialascala.it/en/music/opera-singers/
9 bursa studimi 6 mujore në
Master in Performing Arts Managment
Afati i fundit: 16 shtator 2021
Apliko në: https://www.accademialascala.it/…/master-performing-arts/