Drenicasi i infektuar me COVID-19 del nga shtëpia, policia i inicon rast

Drenicasi i infektuar me COVID-19 del nga shtëpia, policia i inicon rast

Një person në Drenas nuk e duroi izolimin, ani pse ai paraprakisht ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Policia ka thënë se raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk i është përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-se për vetë izolim pasi ishte pozitiv me Covid 19 që nga data 30.04.2021.

I njëjti kishte dal nga shtëpia ku po qëndronte i izoluar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt.