Kroacia paralajmëroi bazë ushtarake në Kosovë, reagon Vuçiq

Kroacia paralajmëroi bazë ushtarake në Kosovë, reagon Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka reaguar ndaj paralajmërimeve se Kroacia mund të hap bazë ushtarake në Kosovë.

Vuçiq sot tha se e ka kuptuar mesazhin nga shteti kroat për ndërtimin e kampit në fjalë, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se kroatët janë në dijeni se Serbia e konsideron Kosovën pjesë të saj.

“Natyrisht, ne duam marrëdhënie fer me të gjithë në rajon, specifikisht me Kroacinë. Këto deklarata nuk janë shprehje e respektit për Serbinë, do të provoj të jem i butë. Kur e thua atë, nuk mund të pretendosh që nuk e di se ne e konsiderojmë atë territor tonin, dhe se serbët atje mbajn në mend vuajtjet tragjike”, tha Vuçiq në konferencë.

“Ishte më e lehtë për ta të thoshin se ata nuk donin të merrnin pjesë kur morën ftesën. Për fat të keq, ata me qëllim e pranuan, duke u përpjekur të poshtërojnë Serbinë. Epo, ne e kuptuam mesazhin,” shtoi ai.