• E mërkurë / Feb-12 14:16
  • Kontakt

Deklaratë e kryetarit tëPDSH-së me rastin e 26 vjetorit të referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992

Me rastin e 26 vjetorit të mbajtjes së Referendumit për Autonomi Politiko-Territoriale ...

Me rastin e 26 vjetorit të mbajtjes së Referendumit për Autonomi Politiko-Territoriale me të drejtë bashkangjitje Kosovës, PDSH-ja, kujton këtë datë me rëndësi jetike për popullatën autoktone shqiptare të Luginës së Preshevës, të populluar me shumicë absolute shqiptare.

Këto tri komuna shqiptare të shkëputura padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u ndanë dhe u aneksuan nga Serbia.

Para 26 viteve, për dy ditë rresht në vitin 1992, populli shqiptar i komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e dha verdiktin e tij, duke dalur masivisht në kutiat e votimeve, duke u shprehur pro bashkangjitjes së këtyre tre komunave Kosovës.

Ky Referendum ishte një akt sublim, i cili u mbajt nën kushte tejet të rënda, lirisht mund të shprehemi në një gjendje të jashtëzakonshme, nën rrethim të çelikosur të forcave policore të pushtetit të atëhershëm, por vullneti i popullit i tejkaloi të gjitha vështirësitë e barrierat e krijuara nga pushteti, i cili si duket nuk e mori seriozisht këtë dëshirë të flaktë, të arsyeshme dhe të drejtë të popullatës, të cilët e dhanë mendimin e tyre pro ribashkimit të kësaj pjese të shkëputur nga Kosova.

Të dashur qytetarë të komunës së Preshevës, duke e rikujtuar këtë datë, e cila vulosi një histori të shqiptarëve të këtyre tre komunave, medoemos duhet kujtuar edhe kontributin e madh që dha PDSH-ja në organizimin e Referendumit, e cila në asnjë çast nuk u ndal së punuari në jetësimin e verdiktit të popullit, nuk u ndal poashtu edhe në sensibilizimin e të drejtave kolektive të popullatës sonë, në secilin segment të jetës, duke mos marrë pjesë në strukturat e parlamentit të Serbisë, sepse po ajo Serbi ishte, është dhe për fat të keq do të jetë faktori kryesor i destabilizimit politik të shqiptarëve, me të gjithë ata që e ndihmuan dhe po e ndihmojnë akoma në prishje të rendit politik kombëtar këtu tek ne, duke ia bërë të mundur plotësimin e kritereve për t’i kaluar sa më lehtë kapitujt që duhen përmbushur për t’u futur në BE.

Të dashur qytetarë të komunës së Preshevës, duke i parë përditshmëritë politike në komunën tonë, duke e parë ndërhyrjen shtetrore serbe në zgjedhjet e fundit lokale për të instaluar një politikë pro serbe të kohës së fundit me tendencë kontaminimi të politikës shqiptare autoktone dhe qëndrimit të saj, e proklamuar në shumë deklarata kundër Referendumit, sikur është akt politik i stërvetjetëruar, kundër vullnetit të shprehur të popullatës shqiptare me mbi 96% të dalur nëpër vendvotime, madje dhe kundër UÇPMB-së dhe kundër bashkangjitjes me Kosovën, në mënyrë flagrante shkilet mbi aktin më të lartë të një populli, duke u përpjekur ndrrimin e mendësisë dhe për t’i kthyer shqiptarët kryekëput kah Serbia, e cila ia ka mohuar dhe po ua mohon të gjitha të drejtat elementare shqiptarëve.

PDSH-ja do ta mbrojë me çdo kusht Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 dhe nuk do të lejojë t’a nëpërkëmbin ata që po punojnë në degradimin dhe shfuqizimin e tij, duke u munduar që me politikën e tyre ta kolonizojnë Preshevën tonë të dashur me paramilitarë serbë nga vende të tjera, të cilët kanë kryer krime lufte ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.

PDSH-ja, do të angazhohet për jetësimin e Referendumit, me të gjitha ato parti politike, të cilat duan ta ruajnë substancën tonë kombëtare autoktone dhe janë për jetësim të aktit më sublim të popullit të shprehur këtu e 26 vite më parë mbështetur në luftën e lavdishme të UÇPMB-së dhe platformës politike të 14 janarit 2006.

1 mars 2018,

Kryetari i PDSH-së
Dr.Sc. Ragmi MUSTAFA