• E mërkurë / Feb-12 16:41
  • Kontakt

Gjimnazi ''Skenderbeu'' shënon 57 vjetorin(VIDEO)

Në 57 vjetorin ceremonia e festimin ka qenë shumë e thjeshtë edhe ate me një organizim brenda objektit shkollor...

Në 57 vjetorin ceremonia e festimin ka qenë shumë e thjeshtë edhe ate me një organizim brenda objektit shkollor ku fillimisht drejtori kësaj shkolle Nadërr Sadiku me kolektivin e tij vendosën një kuror lule pran bustit të ''Skenderbeut'' në oborrin e kësaj shkolle ku më pas në sallën e sportit u luajtën ndeshje futbolli,basketboll dhe volejboll, gjithashtu profesoresha e artit figurativ Seude Selimi në korridorin e shkollës kishte hapur një ekspozit me fotografi të punuara nga vetë nxënësit e kësaj shkolle

Drejtori i shkollës së mesme gjimnazi ''Skenderbeu''  z.Sadiku me rastin e 57 vjetorit ditës së shkollës për televizionin Aldi u shpreh shumë i kënaqur që festimi i kësaj dite po bëhet nga talentët e kësaj shkolle si gjatë aktitvitetit sportiv që u organizua po ashtu edhe me ekspozitën e cila ishte e realizuar fal bashkpunimit të profesoreshës së artit Seude Selimi dhe nxënësve.

Këtë energji që shkolla gjeneron shpresojmë të jetë fokusi i gjithë punës në arsimimin e brezave të rinjë.