Në Ekspozitën e 17-të të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, dje u inaugurua pavijoni i Kosovës. Ndonëse Kosova atje përfaqësohet nga vetëm një arkitekt, numri i ministrave të qeverisë Kurti që u paraqitën aty ishte dyfish më i madh.
Në mes të pandemisë, kur kryeministri Kurti po thirret në llogaridhënie dhe përgjegjësi nga ministrat e tij, këta të fundit po gjejnë kohë edhe për udhëtime jashtë vendit, shkruan lajmi.net.
Njëjtë ndodhi dje në Bienalen e Venedikut për vitin 2021, ku përveç ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, aty mori pjesë edhe ai i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, si dhe zyrtarë tjerë të ministrive përkatëse.
E arsyet apo domosdoshmëria e pranisë së Liburn Aliut në këtë inaugurim nuk dihet, pasi që kompetencat kryesore në këtë rast i takojnë ministrit Hajrullah Çeku.
Në këtë edicion Republika e Kosovës përfaqësohet nga artisti dhe arkitekti i mirënjohur Maksut Vezgishi, me projektin “Conteinporary”, ideuar dhe kuruar bazuar në temën e përgjithshme të Bienales “Hoë ëill ëe live together”. Sipas autorit të veprës ‘CONTAINER’ është një ‘objekt’ i madh i hapur, i destinuar për ngarkimin e ‘PËRMBAJTJEVE’ të ndryshme. Ndodhet në çdo komunë. Rreth këtij kontejneri mbetet i hapur peizazhi i ndërtesave të ndërtuara për të qenë të përjetshme. Specifikat që ofrojnë ‘MUNDËSITË E REJA’ të përdorimit, hapësirat për eksperimentimin, socializimin, reflektimin, aktivizmin, shpresën, idetë e reja, fantazitë dhe qëllimet.