Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe me rastin e 22-vjetorit të masakrës së Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe me rastin e 22-vjetorit të masakrës së Vushtrrisë.
Pas homazheve tek varrezat, ai ka thënë se kryerësit e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë dhe se emrat e tyre janë të njohur.
“Në këtë lagje është kryer një prej masakrave më të mëdha në Komunën e Vushtrrisë. Sot është dita e dhimbjes së madhe për Vushtrrinë”.
“Më e madhe sesa dhimbja, është mllefi që nuk ka drejtësi. Nëse asgjë tjetër, në këtë komunë ka pasur një kryetar komune, një komandant policie që mund të japin llogari sepse emrat e kriminelëve dihen”, tha ai.