RIDVAN HYSEN QAZIMI [Komandant Lleshi]
04.4.1964-24.5.2001
Heu Tërrnoc të qofsha falë
për emrin e njerëzit që ke
cfarë të shkruaj,ku t'gjejë fjalë
si qiriu shkrihesh për Atdhe
oqean fjalësh të shkruaj
është pak,prandaj po druaj
Sa në lindje e n'perëndim
në veri e në jug përtej
kur t'shoh rritën mbushem gëzim
rrugët mbushur plot rini
që vrapojnë të nxënë dije
më kaplon ndjenjë mira krenari
Po filluam të shfletojmë historinë
cfarë nuk gjen në faqe t'saja
djem sokola që e mbrojtën shqiptarinë
vajza të bukura sikur zanat
qëe shetisin nëpër fushë,mal e vrri
për ta mbrojtur e bekuar,vegjëlinë
Djem e vasha plotë e për lakmi
vërshojnë shkollat gjithandej
se c'vrapojnë për mësim e dituri
e kur Atdheu kudoqoftë rrezikohet
s'gjen vashë as birë nëne
që s'është gati të flijohet
Dhe një ditë kurr qielli erret
e korb zezat keq krrokatin
Tërrnoc miri me Luginë
kacafytet fytafyt me lugatin
djalëria me shumicë,një dyzinë
ngjeshi armët për liri,kaptoi shpatin
N'ballë të tyre,më i miri e më trimi
dora vet,në vi të parë si gjerak
komandant Ridvan Qazimi,
UCPMB-kur doli në skenë
do luftojë ta mbrojë pragun
dha betimin e bëri benë
Trimi lindi n'muaj prilli
mu në prag të beharit
kur blegëron qengji e bie fyelli
mu në syrin e pranverës
i brumosur me tipare
s'duron armik n'prag të derës
Se në gjenet familjare
mbjellur ishte dashuria
për shqiponjën lozonjare
për popull e për Atdhe
qenë të gatshëm të flijohen
sikur uji që shkon rrëke
E cfarë do bëhej një i ri
kur ushqehet e edukohet
ditë e natë me dashuri
për gjuhë,komb e Atdhe
do jetë gati përgjithmonë
ta falë jetën si me le
Kur shkrepi shkëndijë e parë
ishte gati të lind ushtria
pa përtuar i yni djalë
u dha ndihmën clirimtarëve
ta clirojnë Mëmëdhenë
amanet e dëshirë e të parëve
S'kursen veten Ridvan Qazimi
ndihmë t'i dalë ai ushtrisë
plotë rreziqe sfidon trimi
ka marrë ajkën e djalërisë
ta bëjë gati të luftojnë
nder e prag që t'i mbrojnë
E Kosova kur pa dritën
Ridvan Qazimi s'ndalet dot
Atij dic ia ndalë rritën
gjithë c'kam bërë është e kotë
kur Luginës time të dashur
nder e prag dikush ia ndotë
Mblodhi shokët e idealit
ta formojë ushtrinë tjetër
sa t'dalë dushku n'prag t'beharit
t'ia thonë këngës së vjetër
në Luginë t'i ngjeshin armët
se s'durojnë as kral as mbretër
Është një tokë e bekuar
që është lënë dic pas dore
gjersa të jetë e robëruar
motra jonë Kosovë Lindore
s'na mba toka,s'na mba qielli
gjersa lirshëm s'dëgjohet fyelli
Dhe ushtria kur mori formën
doli n'skenë e armët ngjeshi
e Ridvani kur veshi uniformën
mori nofkën"Komandant Lleshi"
fort krenar e me trimëri
do luftojë e flijohet për liri
Dita-ditës erdhi koha
ndal t'i thuhet ushtrisë së huaj
se zullumi s'u ndal kurrë
në të rinjë e cdo burrë
n'vatan t'vetin si të huaj
me fat tonin më, kush s'do luaj
Lufton trimi me shokë të vet
natë e ditë, në shi e n'borë
s'duron dot këmbë të huaj
ta sundojë e huaja dorë
zullumqari e bënë të vuaj
që sot me ne, kush s'do luaj
Aksionet s'kanë të ndalur
që ndëmerr Ridvan Qazimi
kush këtë tokë s'na ka falur
me dhunë kujt s'ia morëm
lufta s'ka për t'u ndalur
gjakatarët po si shporrëm
Dita -ditës shkrepëtijnë armët
e një ditë n'Tërrnoc agoi
ditë e bardhë pa gjaksorët
një rapsod kështu këndoi
frymojnë lirshëm sot vendorët
gjarpëri prenë e lëshoi
Brigada 112 ZO e Bujanocit
me të drejtë ajo krenohej
n'vijë të parë,djalëria e Tërrnocit
beden kalaje bijtë e shqipes
s'lejuan gjakësin të bëjë kërdi
n'burra,n'gra e në cdo fëmi
E kur lufta këtu mbaroi
n'odë të burrave kuvendohet
n'bisedime me të huajt ai shkoi
flet haptas i vendosur e s'frikohet
nuk dyshonte se hienat si gjithmonë
do hakmerre qoftë heret apo vonë
Dhe tradhëtia si lugati
nxori kokën nga nëntoka
fshehtas vrasësit bëri gati
të gjitha pemët kur lulëzuan
mu në muajin e beharit
Ridvan Qazimin e tradhëtuan
E vranë trimin n'pabesi
atëherë kur lufta kishte mbaruar
jo përballë,por me tradhëti
ra trimi për mos t'vdekur
një vrasje që mbjell huti
s'mbeti zemër pa u prekur
Vepra Yte Ridvan Qazimi-Lleshi
s'do harrohet kurrë në jetë
amanetin për dëshirën që na le
kurrë në jetë s'do jemi t'qetë
shokët tuaj gjithandejm kanë bërë be
nga Tërrnoci do i zhdukin t'gjitha retë