MBI FILLIMIN DHE PËRFUNDIMIN E PROJEKTEVE PRIORITARE
- Zgjidhja e ujit të pijshëm për tërë Komunën e Preshevës
- Ndërrimi komplet i gypave të ujësjellësit në tërë teritorin e qytetit të Preshevës
- Përfundimi i renovimit të objektit të Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”
- Përfundimi i renovimit të Gjimnazit “Skenderbeu”
- Fillimi i procedurave për renovimin e shkollave fillore në Rahovicë dhe në Corroticë
- Përmirësimi i kushteve në hapësirat e objektit të Shtëpisë së Shëndetit
Këto janë disa nga projektet prioritare të qeverisjes sonë të re.
Për fillimin dhe përfundimin e tyre biseduam sot edhe me Zyrën qeveritare për Investime Publike dhe me Trupin Koordinues.