Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar me ndryshimin e qëndrimit për reciprocitetin nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kurti e ka “shkarkuar” reciprocitetin, shkruan lajmi.net.
“LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti shkarkon reciprocitetin!”, ka shkruar Gecaj.
Kujtojmë se në lidhje me ndryshimet e qëndrimeve për reciprocitetin nga qeveria Kurti gjatë ditës së djeshme ka pasur një varg reagimesh nga opozita dhe analistë politikë.
Ministrja Rozeta Hajdari ndërkaq u arsyetua duke thënë se deklarata e saj për këtë çështje është keqinterpretuar.