Komuna e Preshevës mbështet 348 studentë me nga 10mijë dinarë

Komuna e Preshevës mbështet 348 studentë me nga 10mijë dinarë

Postimi i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Studentët tanë mbështeten nga komuna

Sapo nënshkrova vendimin për mbështetjen financiare të studentëve të Komunës së Preshevës. 

Nga ky vendim do të përfitojnë 348 studentë në vlerën e 10.000 dinarëve për person. Mjetet do të transferohen në xhirollogaritë e tyre. 

Ngritje të kapaciteteve arsimore dhe më shumë mundësi për studentët, nga dora e institucioneve publike, si edhe pushteti lokal. Këto janë pjesë të platformës sime qeverisëse. 

#KomunëPërTëGjithë

#KomunëPërStudentë