Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherit zv.skryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka qenë mysafir në një medium lokal.
Në emisionin në fjalë, z.Mustafa ka folur për pushtetin e ri të komunës së Preshevës ku ka potencuar se ndër të tjera po hulumtojnë keqpërdorimet e shumta të pushtetit të kaluar.
Në lidhje me etiketimet e shumta dhe sulmet që kryetari i Alternativës për Ndryshime, Shqiprim Arifi kishte drejtuar ndaj Ragmi Mustafës dhe PDSH-së, ai tha se këto sulme ishin si rezultat i frikës që kishte z.Arifi nga Partia Demokratike Shqiptare dhe unë nuk jamë hoxhë për ti fry ati ndonjë hajmali.
“Gjarpri goditet në kokë andaj ka tentuar të na godet por ka harruar se ne nuk dorzohemi. E kemi ditur se me çfar kalibri kemi punë duke aluduar në Shqiprim Arifin. Një kalibër i tillë nuk ja vlen as të shikohet e as të ndëgjohet por mediat e bëjnë të veten dhe transmetojnë edhe budallellëqe të tilla” ka shtuar z.Ragmi Mustafa