z.Salihu premton se do të kompensohet secili dëm i krijuar dje në fshatrat Rahovicë dhe Raincë

z.Salihu premton se do të kompensohet secili dëm i krijuar dje në fshatrat Rahovicë dhe Raincë

Kryetari i kuvendit komunal në Preshevë z.Sami Salihu ka shkruar:

Reshjet e mëdha të shiut që rënë dje, ndikuan që niveli i ujit të "Branës së Rahovicës" të rritet e si pasojë edhe lumi i vogël që përshkon fshatin Rahovicë të dalë jashtë kapaciteteve të tij. E njejta situatë për fat të keq ka ndodhur dhe në fshatin Raincë.

Mbrëmë së bashku me institucionet kompetente komunale, zjarrëfikësit e pa harruar e duke faleminderuar edhe solidaritetin e pashembullt të bashkëfshatarëve dolëm në ndihmë fshatarëve të prekur që sado pak të sanojmë dëmet e shkaktuara.

Institucionet Komunale do të vlerësojnë dëmet dhe do të kompensojë secilin dëm.