Nga dita e nesërme fillon kompensimi i komisionerëve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Preshevës

Nga dita e nesërme fillon kompensimi i komisionerëve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Preshevës

Kryetarja e komunës së Preshevë znj.Ardita Sinani ka shkruar:

NDRYSHE NGA MË PARË, TASH SECILI ANËTAR I KËSHILLAVE VOTUESE KOMPENSOHET PËR PUNËN E TIJ

Nga dita e nesërme fillon kompensimi i komisionerëve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Preshevës.

Ndryshe nga praktika e deritanishme, ku afër 500 anëtarë të këshillave votuese ishin lënë pas dore nga qeverisja e kaluar lokale, tash secili anëtar do të kompensohet.

Shprehim mirënjohjen tonë për durimin e secilit anëtar të këshillave votuese lidhur me vonesën e kompensimit, e cila nuk ishte për shkak të qeverisjes së re.  

Falenderojmë të gjithë anëtarët e këshillave votuese për punën e tyre të përgjegjshme dhe profesionale.

Kompensimi i anëtarëve të këshillave votuese do të bëhet në zyrat e administratës komunale.

Ftojmë çdo anëtar/e të paraqitet me dokument identifikimi.