Një lajm i mirë për të gjithë nxënësit me aftësi të veçanta të cilët ndjekin mësimet në shkollat parafillore, fillore dhe të mesme. Sot është nënshkruar kontrata mes Komunës së Bujanocit dhe Minsitrisë për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale në vlerë prej 5.860.196,00 dinarë, ku parashihet që projekti që nxënësit me aftësi të veçanta që ndjekin mësimet nëpër shkolla do të kenë mundësi që edhe për një vit t'i kenë asistentët e tyre personal, të cilët do të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit mësimor për ta.
Komuna e Bujanocit përveç shumës së mjeteve financiare që ka ndarë për këtë kategori nxënësish, sot ka fituar edhe mjete shtesë që do të shfrytëzohen për pagesën e asistentëve personal. Kjo dëshmon edhe një herë përkushtimin e vetqeverisjes lokale që t'ju ofrojë kushte sa më të mira nxënësve.
Në emër të komunës së Bujanocit, kontratën e ka nënshkruar kryeshefi për shërbime publike Fejzi Beqiri.