Ky telefon është i dedikuar vetëm për fëmijët

Fëmijët dita-ditës po bëhen më të varur nga telefonat e mençur.

Për këtë arsye një kompani spanjolle nën emrin “Escudo Web” ka krijuar një telefon të mençur të dedikuar vetëm për fëmijë.

I njohur si “PhoneKid”, pajisja ia mundëson prindërve t’ua kontrollojnë telefonin përmes një aplikacioni.

Në këtë mënyrë fëmijët nuk do të mund të kyçen kudo dhe do të monitorohen lehtë nga prindërit.

Pajisja po ashtu nuk mund të fiket kurrë dhe ka edhe një buton emergjent për të thirrur prindërit.

“PhoneKid” ka një version special të Androidit.