Kryetari Arifi priti një grup nxënësish për nderë të ditës së fëmijëve

Kryetari Arifi priti një grup nxënësish për nderë të ditës së fëmijëve

1 Qershori - Dita ndërkombëtare e fëmijëve u shënua me një vizitë të një grupi nxënësish të shkollave fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc dhe "Sami Frashëri" Lluçan, paralelja në Konçul, të cilët u pritën nga kreu i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. 

Gjatë vizitës së tyre, nxënësit patën rastin të bashkëbisedojnë me kryetarin e komunës, duke i shtruar pyetje, përgjithësisht rreth planeve për fëmijët dhe kushtet nëpër shkolla. 

Kryetari Arifi i inkurajoi nxënësit e pranishëm që të vazhdojnë të tregojnë suksese në mësimet e tyre, dhe premtoi se kushtet e nxënësve do të përmirësohen, me theks të veçant veçoi renovimin e shkollës fillore në Konçul që do të fillojë këtë vit, por edhe rregullimin e parqeve nëpër shkolla të ndryshme, të cilat planifikohen të realizohen.