Komuna e Bujanocit nderon kampionët KF.Tërnoci

Komuna e Bujanocit nderon kampionët KF.Tërnoci

KOMUNA E BUJANOCIT NDERON KAMPIONËT

Kryetari Arifi ka pritur sot kampionin e Ligës së Pçinjës në futboll për sezonin 2020/2021 "K.F.Tërnoci". Në fjalën e tij hyrëse, kryetari Arifi uroi kampionët për suksesin e arritur në futboll. Ai, gjithashtu potencoi se përkrahja për klubin nuk do të mungojë asnjëherë, kur dihet se tani klubin do ta shoqërojnë shpenzime edhe më të mëdha me t'u ranguar një ligë më lartë.

Drejtuesit e klubit, në anën tjetër falemnderuan kryetarin e komunës për ndihmën e deritanishme, dhe theksuan që suksesi i KF Tërnocit i atribohet të gjithëve, duke filluar nga gjeneratat e para e deri te kjo e fundit. 

Në fund të takimit, kryetari Arifi i dorëzoi drejtorit të klubit Rushit Ibrahimi Vendimin e ndarjes së një premie prej 300.000,00 dinarëve për shpalljen kampion.

Poashtu, ndau edhe një mirënjohje KF Tërnocit për suksesin e arritur, të cilën e pranoi anëtari i kryesisë Nexhat Ramizi dhe një mirënjohje për golashënuesin më të mirë dhe njëherit kapitenin e klubit Bujamin Xhemaili, të cilën në mungesë të tij e pranoi kapiteni i dytë i skuadrës Valon Ramadani.