Kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka uruar 1 Qershorin ditën e fëmijëve:

Kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka uruar 1 Qershorin ditën e fëmijëve:

Urimi i plotë:

GËZUAR 1 QERSHORIN, DITËN E FËMIJËVE

Uroj nga zemra çdo fëmijë në ditën ndërkombëtare të tyre!

Ëndërrat e fëmijëve për jetën arrijnë deri aty ku nuk arrin mendja e asnjë të rrituri. Dashuria e tyre është aq e madhe dhe e pakusht. Imagjinata atyre tejkalon çdo parashikim tonin.

Prandaj, jo vetëm sot, por çdo ditë, përkushtimi i institucioneve komunale, mësimdhënësve dhe tërë shoqërisë tonë ndaj fëmijëve duhet të jetë prioritet mbi çdo prioritet tjetër.

Le të japim secili në fushën e vet kontributin e duhur, që për fëmijët të jetë festë gjithë fëmijëria e tyre e jo vetëm 1 qershori.