Lajçak njofton shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm të dialogut në Bruksel

Lajçak njofton shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm të dialogut në Bruksel

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar nga afër për takimin e radhës që pritet të mbahet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajçak ka shprehur falënderim për përkrahjen e tyre të fuqishme.

“Si praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe Lajçak erdhi gjatë ditës së djeshme në Kosovë kurse sot para mediave theksoi se dialogu do të jetë shembull i mirë për progres.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Kemi pas takimet e  para dhe kanë qenë të dobishme dhe na kanë ndihmuar për takim që do  të ndodhë. Ky vit ka potencial të tjetër vit i mirë për marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Shpresojmë që dialogu të jetë shembull i mirë për progres në rajon dhe do të ketë normalitet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai”.