Lista Serbe nervozohet me deklaratat e Kurtit për Asociacionin, i drejtohet Vuçiqit e BE-së me një kërkesë

Lista Serbe nervozohet me deklaratat e Kurtit për Asociacionin, i drejtohet Vuçiqit e BE-së me një kërkesë

Lista Serbe ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti i cili doli kundër  formimit të “Asociacionit Një-etnik”.

Lista Serbe me anë të një deklarate kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe presidenti Vuçiq që të mos durojnë më për sjelljen që ata e quajnë “hipokrite” të autoriteteve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kurti në të vërtetë tregoi publikisht se nuk dëshiron dialog dhe se nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve.Ekziston një pyetje se ku janë kufijtë e durimit të ndërmjetësuesit dhe garantuesit e dialogut, por edhe të Presidentit Vuçiç. Dora e pajtimit është ende në ajër për shkak të mosgatishmërisë së Kurtit për të transferuar nga udhëheqësi i opozitës në rolin e dikujt që duhet të marrë vendime, por gjithashtu të zbatojë marrëveshje të nënshkruara”, thuhet  në reagim.

Sipas Listës Serbe, mos-zbatimi i marrëeshjes së Brukselit është konfirmim i qëndrimit të Beogradit se në Prishtinë nuk ka bashkëbisedues për të zgjidhur çështjet që rëndojnë raportet mes dy popujve.