Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në rajonin e Pejës.
Që nga 11.10.2019 policia kishte kërkuar ndihmë për bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e personit Mark Coli, i cili kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë, mashtrim dhe kanosje”. Poashtu me datën 02.04.2019 policia kërkoi ndihmë për bashkëpunim nga qytetarët par arrestimin e personit të kërkuar Afërdita Coli, e cila kërkohej për “Mashtrim”.
Ndërsa së fundi është bërë e ditur se të njëjtit janë arrestuar dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Pejë, 01 qershor 2021
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 11.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar MARK (BARDHEC) COLI, i cili kërkohej për veprat penale:
-“VJEDHJE E RËNDË, MASHTRIM DHE KANOSJE”,
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 02.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar AFERDITA (Zef) COLAJ , e cila kërkohej për veprën penale:
-“MASHTRIM”
Të dyshuarit e lartcekur dërgohen në vuajtje të dënimit.
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.