Postimi i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Dje, shefi i kabinetit, me autorizimin tim, në Ministrinë për punësim dhe çështje sociale ka nënshkruar kontratën nga e cila Komuna e Preshevës përfiton fond prej 4.820.461,62 dinarëve.
Me këto mjete, Komuna e Preshevës do të financojë Qendrën për Punë Sociale për projektet që kanë të bëjnë me qëndrimin ditor të personave me nevoja të veçanta.
Ky projekt është i rëndësisë jashtëzakonisht të madhe, sidomos për shkak se ka të bëjë me personat me nevoja të veçanta, nga të cilat mjete do të zbuten sado pak nevojat e kësaj kategorie.