Melihate Tërmkolli e ka kritikuar ashpër partinë ku ajo bën pjesë, LDK-në.
Me anë të një postimi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se në këtë parti po ndodhë “spastrim etnik” si qëllim politik dhe mjet për grabitje e karrierë, shkruan lajmi.net.
“Si dje, si sot. Kriter për një pozitë, që nga pozita e Kryetarit të LDK-së e tutje është: të mos jesh i LDK-së, të jesh anti-LDK e anti-Rugovë”, thuhet në postimin e saj.
Këtë reagim ajo e ka bërë duke iu referuar kandidimit të Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës.
Postimi i plotë i saj:
“Spastrimi etnik” i LDK-së është bërë kaherë qëllim politik, metodë pune dhe mjet për grabitje e karrierë.
Si dje, si sot. Kriter për një pozitë, që nga pozita e Kryetarit të LDK-së e tutje është: të mos jesh i LDK-së, të jesh anti-LDK e anti-Rugovë!
Kandidati për Prishtinë nuk dallon me asgjë nga kryetari i LDK-së, i sotmi e i djeshmi dhe nga ata që i kanë bërë këta.
Vazhdoni, vazhdoni….edhe pak!.