Komuna e Preshevës deri më tani evidenton 82 prona të dëmtuara nga vërshimet, hapet xhirollogari publike për kontribuesit privat

Komuna e Preshevës deri më tani evidenton 82 prona të dëmtuara nga vërshimet, hapet xhirollogari publike për kontribuesit privat

Komisioni komunal ka evidentuar deri tash 82 shtëpi dhe biznese të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Komunën e Preshevës. Procesi vazhdon deri në evidentimin e plotë për çdo pronë.

Gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, si kryesuese e Shtabit, inicova hapjen e një xhirollogarie të veçantë devizore me status publik, për personat juridik e fizik brenda dhe jashtë vendit, të cilët duan të kontribuojnë në sanimin e dëmeve të shkaktuara.

Kjo xhirollogari transparente do të bëhet publike sapo të hapet nga organet përgjegjëse