Kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka shkruar:
Takim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga kryetari i saj, z. Ragmi Mustafa.
Realizimi i të drejtave të Shqiptarëve në Luginë kërkon unitet të brendshëm të spektrit politik. Në këtë rrafsh, bashkëpunimi i pushtetit lokal me KKSH si institucion gjithpërfshirës i Shqiptarëve në Luginë është i domosdoshëm.
Nga sot, përfundon praktika e kaluar e anashkalimit të institucionit të KKSH. Nevoja për hapjen e zyrës së KKSH në Preshevë ishte anashkaluar për 4 vite rresht nga kryetari i kaluar. Unë i ofrova mbështetjen time, njëkohësisht duke i premtuar kryetarit të KKSH, z. Ragmi Mustafa që kjo zyrë në një afat shumë të shkurtër do të hapet dhe funksionalizohet.
Si problematika e shlyerjes nga evidenca të Shqiptarëve e poashtu edhe ajo e teksteve mësimore për nxënësit e shkollave tona kërkon bashkërendim të hapave mes pushtetit lokal dhe KKSH.