Ambasadori i Turqisë viziton Bujanocin, i dhuron kamion modern për mbledhjen e mbeturinave

Ambasadori i Turqisë viziton Bujanocin, i dhuron kamion modern për mbledhjen e mbeturinave

Ambasadori i Turqisë në Beograd shkëlqësia e tij z. Hami Aksoy ka vizituar komunën e Bujanocit.

Fillimisht z.Aksoy ka takuar kryetarin e komunës së bujanocit Dr.Nagip Arifi ku gjatë një takimi në kabinetin e z.Arifi kanë biseduar për planet e investimet që mund të bëjë ambasada e Turqisë në Beograd së bashku edhe me organizatën TIKA në komunën e Bujanocit.

z. Arifi falmenderoi popullin turk për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë përmes Agjencionin turk për zhvillim TIKA, e posaçërisht për donacionin e fundit, një kamion për grumbullimin e mbeturinave. Ai, gjithashtu potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe ambasadës turke dhe TIKA-s. 

Nga ana tjetër, ambasadori Aksoy siguroi kryetarin Arifi se investimet në projekte të ndryshme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Pas takimit në kabinetin e z.Arifi përfaqësuesit e ambasadës së bashku me kryetarin Arifi vizituan edhe bashkësinë lokale Bilaç, ku nga banorët e kësaj bashkësie lokale i'u bë një pritje madhështore ambasadorit Turk në Beograd z.Hami Aksoy,raporton Rtv Aldi.

Ambasadori u shpreh shumë faleminderues për pritjen madhështore që i'a kishin bërë banorët e Bilaçit.

Gjithashtu në takimin me banorët e fshatit z.Aksoy u njoftua se ka pasur një kërkesë drejtuar ministrisë së shëndetsisë së Turqisë për ndërtimin e një spitali për Luginën e Preshevës, ku ambasadori i'u premtoi se do ta shqyrtojë këtë kërkesë pasi janë vetëm dy muaj që z.Aksoy është zgjedhur ambasadori ri  i Turqisë në Beograd.

Pas takimit me banorët e fshatit ambasadori i'a dhuroi kryetarit të komunës së Bujanocit çelësat e kamionit për mbledhjen e mbeturinave që i'a kishte bërë dhuratë, i cili ishte kamion modern, prodhim turk me kilometrazh 00.

Gjithashtu organizata TIKA për banorët e këtij fshati kishte dhuruar edhe disa sera për kultivimin e perimeve që t'i ndihmojnë sado pak në ekonomi banorët e këtij fshati//Rtv Aldi.