Kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka shkruar:
MBËSHTETJE PËR MEDRESENË
Sot mirëprita një delegacion të Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi, të kryesuar nga Muftija z.Mevlud Dudiq.
Vështirësitë në Medresenë e Preshevës ishin temë qendrore e këtij takimi, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë, z.Ibrahim ef. Ahmedi.
Shpreha gatishmërinë e qeverisjes lokale për ta mbështetur veprimtarinë e Medresesë në Preshevë.