Kryetarja e komunës znj.Ardita Sinani ka shkruar:
Kryqi i Kuq sot në bashkëpunim me Komunën e Preshevës vizitoi familjet e prekura në Rahovicë dhe Raincë nga vërshimet.
Në bazë të evidencës së Komisionit të formuar nga Komuna e Preshevës, Kryqi i Kuq bëri shpërndarjen e pakove ushqimore.
Poashtu familjet e prekura nga vërshimet u pajisën me makina të cilat bëjnë largimin e lagështisë.
Me qëllim parandalimit të epidemisë, u bë edhe dezinfektimi i shtëpive dhe bizneseve që u prekën nga vërshimet.