Konfiskohen 72 mijë vezë në pikën kufitare në Vërmicë

Konfiskohen 72 mijë vezë në pikën kufitare në Vërmicë

Njësia policore në pikën kufitare në Vërmicë ka ndaluar një automjet të cilin po e drejtonte një mashkull me shtetësi të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacionin përkatës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rastin shkon në procedurë të rregullt.