Drejtori i NP Moravica shkruan:
Gjesti human i Naserit i cili gjeti kuletën me para dhe ja ktheu pronarit, tregon pastërtinë e shpirtit humanë të punëtorit të thjeshtë, të nëpërkëmbur të vuajtur por të sinqert të NP Moravica!
Derdhja e lotëve të krokodillit, shpifjet për mëditjet dhe borxhe të pa qena me emrin e Drejtorit dhe ate të Kryetres së Komunës nga ata të cilët për vota kanë nëpërkëmbë këtë ndërmarje dhe punëtorët e sajë kanë si qëllim krijimin e hutis dhe sabotimin e punës së NP Moravica për të lëkundur besimin e popullatës ndaj kësaj ndermarje!
E vërteta e funksionimit të NP Moravica do të dalë...!
NP Moravica do të depolitizohet dhe do të jet në shërbim të popullatës, kurse puntorit të thjeshtë e të vuajtur të kësaj ndërmarje do ti kthehet dinjiteti dhe respekti të cilin ai e meritonë!
P.S. Foto - Naser Sherifi, punëtorë i NP Moravica i cili sot gjeti kuletën me dokumente dhe një shumë të konsiderueshme parash, kërkoi der sa e gjeti pronarin dhe ja ktheu ate!
#RespektNaser