• E mërkurë / Jul-16 17:40
  • Kontakt

Djallëzia ndaj NP.Moravica nga disa sajte dhe portale politike për përfitim të votave

Djallëzia ndaj NP.Moravica nga disa sajte dhe portale politike për përfitim të votave

Djallëzia ndaj Moravicës!

Njoftohen qytetarët e komunës së Preshevës se ditëve të fundit NP Moravica po sulmohet padrejtësishtë nga disa sajte dhe portale politike me qellimin e përfitimit të votave mbi kurrizin e punëtorëve të varfur të kësaj ndërmarje!

Dezinformatat e ndryshme të cilët kanë si qëllim humbjen e besimit të popullatës ndaj kësaj ndërmarje janë strategji e cila po përdoret me djallëzi!

Njofton qytetarët se NP Moravica me nje xhirollogari qellimishte të zbrazur është duke funksionuar normalishtë, punëtorët kanë marë rrogat edhe pse Moravica muajve të fundit, sidomos nga përfundimi i zgjedhjeve lokale ka akumuluar borxhe shumë milionshe ndaj furnitorit me Rryme, atij me derivate të naftës si dhe furnotorëve tjerë, për të krijuar qellimishtë një barrë mbi pushtetin e ri!

NP Moravica është e banorëve të Komunës së Preshevës dhe do të funksionoj si e tillë!

Luten qytetarët e Komunës së Preshevës që ta ndihmojnë NP Moravica përmes pagesës së obligimeve ndaj kësaj ndërmarje, duke mos ra preh e dezinformatave dhe shpifjeve të qellimshme politike ndaj kësaj ndërmarje dhe menaxhmentit të sajë!