• E mërkurë / Jul-16 19:04
  • Kontakt

Kryetari Arifi përcjell nga afër punimet në teren

Kryetari Arifi përcjell nga afër punimet në teren


Delegacioni i komunës së Bujanocit i udhëhequr nga kryetari Nagip Arifi sot kanë përcjellur nga afër punimet që janë duke u realizuar në teren.


Pika e parë e ndalimit ishte tek Shtëpia e Shëndetit, ku është duke vazhduar realizimi i projektit të trotuarëve. Kryetari Arifi u njoftua nga kontraktuesi i punëve rreth ecurisë së realizimit të këtij projekti, kurse vazhdimin e punëve e ka vlerësuar edhe drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit.


Pastrimi i prroit tek Banja e Bujanocit është projekti tjetër që u përcoll nga afër, ku pikërisht në këtë vend gjatë muajit janar pati vërshime të mëdha. Poashtu, edhe pastrimi i lumit në Tërnoc u përcoll nga afër nga delegacioni i komunës së Bujanocit.


Nga vizita në teren, kryetari Arifi u nda i kënaqur me punimet, të cilat po vijojnë sipas ecurisë së planifikuar.