• E mërkurë / Jul-16 18:26
  • Kontakt

Përleshje me thikë te “Rruga B” në Prishtinë, policia jep detaje

Përleshje me thikë te “Rruga B” në Prishtinë, policia jep detaje

Një përleshje me thikë ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën B” në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Më datë 11.06.2021, rreth orës 23:00, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë. Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, nga mjete të mprehta që dyshohet të jenë përdorur gjatë përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

Tutje, ajo shtoi se aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar, lidhur me këtë rast i cili është iniciuar si vrasje në tentativë.