• E mërkurë / Jul-16 18:36
  • Kontakt

Ambasasdori italian kujton ditën e hyrjes së NATO-s në Kosovë

Ambasasdori italian kujton ditën e hyrjes së NATO-s në Kosovë

Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka kujtuar ditën e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Orlando ka thënë se disa ditë pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat italiane ishin vendosur në Pejë për të mbrojtur popullsinë.

“Më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Disa ditë më vonë, trupat e Italisë u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që atëherë, burrat e gratë tona janë të përkushtuar në promovimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë”, ka shkruar Orlando, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se 22 vite më parë, mbi 50 mijë trupa të NATO-s kishin zbarkuar në Kosovë pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.