Fatmirësisht ka akoma njerëz human që dëshirojnë të ndihmojnë dikë, e fjala është për Shoqatën "Lotët e Gëzimit" që po e bëjnë të lumtur familjen e Sahit Kadriut nga fshati Raincë me shtimin e 2 dhomave të shtëpisë së tyre pasi që shtëpia eksistuese eshtë e e vogël për pesë antarët e kësaj familje.
Familja Kadriu ka jetuar me 5 antarë të familjes në dy dhoma, me të ndëgjuar për këtë familje shoqata "Lotët e Gëzimit" së bashku me aktorin Artan Ibishi kanë marrur iniciativën për vazhdimin e ndërtimin të dy dhomave shtesë për këtë familje e cila do të ndërtohet nga themelet e deri në çelësa në dorë,raporton Rtv Aldi.
Shoqata "Lotët e Gëzimit" mbetet e përkushtuar për të ndihmuar shumë familje në nevojë dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjithë bisneset apo organizatat e ndryshme që shprehin interesim për ti ndihmuar familjeve në Preshevë.
Të gjithë ata që dëshirojn të kontribojn apo të jenë pjesë e këtij aksioni humanitar mund të kontaktojn me personat përgjegjës
Artan Ibishi +381 63 8 440 780
Luljeta Ajdari +381 62 8 280 825