• E mërkurë / Jul-16 10:56
  • Kontakt

Reagon znj.Sinani pasi gjykata serbe ka bërë fletëparaqitje ndaj z.Ragmi Mustafa pasi ka përdorur flamurin kombëtar në fushatë parazgjedhore

Reagon znj.Sinani pasi gjykata serbe ka bërë fletëparaqitje ndaj z.Ragmi Mustafa pasi ka përdorur flamurin kombëtar në fushatë parazgjedhore

Reagimi i znj.Sinani:

Ligji është flamur i padrejtësisë, Flamuri është ligj i drejtësisë!

Ftesa për fletëparaqitje nga Gjykata për kundërvajtje në Vranjë, ndaj kryetarit të Partisë Demokratrike Shqiptare, z.Ragmi Mustafa, për shkak të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar, përgjatë fushatës së fundit zgjedhore në Preshevë, është vazhdimësi e politikës të shtypjes së shqiptarëve, në emër të shtetit ligjor.

Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare të tjerët në rajon, edhe ne kemi me i përdorur simbolet tona kombëtare. Këtë të drejtë e njohin të gjitha konventat ndërkombëtare. Madje edhe Kushtetuta.

Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as ai i Millosheviqit! 

Ligji është flamur i padrejtësisë! 

Flamuri është ligj i drejtësisë!

#Liri #Drejtësi #Barazi