• E mërkurë / Jul-16 13:26
  • Kontakt

znj.Sinani viziton Zyrën për të Rinj për t’i uruar suksese drejtuesve të rinj

znj.Sinani viziton Zyrën për të Rinj për t’i uruar suksese drejtuesve të rinj

znj.Ardita Sinani kryetare e komunës së Preshevës ka shkruar:

Sot vizitova Zyrën për të Rinj për t’i uruar suksese drejtuesve të rinj. 

I njoftova se vitin e ardhshëm, çështja e rinisë do të jetë në fokus të aktiviteteve të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku do të jetë pjesëmarrëse edhe Presheva. 

Ishte kënaqësi të njoftohem nga Xeni dhe bashkëveprimtarët e tij, me planet e aktiviteteve të Zyrës për të Rinj. 

Edhe më kënaqësi ishte të dëgjoja se synojnë aktivitete modernizuese, progresive dhe emancipuese. 

Sado që kjo zyrë funksionon në kuadër të vetëqeverisjes lokale, ajo do të jetë autonome në ndërtimin e planit të punës dhe të zbatimit të aktiviteteve. Është zyre publike e të rinjve. E të gjithëve. E tillë do të jetë.  

Fundja, kush njeh nevojat dhe idetë e të rinjve më mirë se të rinjtë.

Për fund, ju zotova se Zyra për të Rinj do ta ketë mbështetjen e plotë materiale dhe logjistike të pushtetit lokal. 

#RiniaModerne #Aktivizëm