• E mërkurë / Jul-16 13:27
  • Kontakt

znj.Sinani priti në takim ''SH.K.A.Presheva'' pasi kjo shoqëri kulturore rrëmbeu vendin e tretë në festivalin mbarëkombëtar 'Sofra Dardane''

znj.Sinani priti në takim ''SH.K.A.Presheva'' pasi kjo shoqëri kulturore rrëmbeu vendin e tretë në festivalin mbarëkombëtar 'Sofra Dardane''

Postimi i znj.Ardita Sinani:

Presheva e kulturës po vlerësohet çdo ditë e më shumë gjithandej në rajon. 

Kësaj herë; vlerat artistike, kulturore, folklorike dhe etnografike të komunës sonë u shquan nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Presheva”. 

E jo vetëm me vendin e tyre të tretë në mesin e 83 garuesve të festivalit mbarëkombëtar “Sofra Dardane” në Tropojë, të organizuar nga Unioni Artistik mbarëkombëtar shqiptar; por sidomos me paraqitjen e tyre shembullore të kostumografisë, folklorit, traditës dhe këngëve tona popullore. 

Ishte kënaqësi t’i mirëpres sot anëtarët e SH.K.A “Presheva” për t’i uruar për suksesin e tyre dhe për paraqitjen e tyre dinjitoze të kulturës sonë popullore tradicionale. Ky çmim dhe ky vlerësim i tyre është mbi gjithash pasqyrë e vlerave tona kolektive kulturore, si komunë dhe si shoqëri.  

Rishpreha gjithashtu mbështetjen e plotë të qeverisjes sonë komunale për ta kultivuar dhe zhvilluar tutje këtë fushë të begatshme të kulturës, traditës dhe historisë sonë.     

Urime për suksesin! 

Ju lumtë!

 #Kultura #Arti  #Tradita #PreshevaEre