• E mërkurë / Jul-16 00:40
  • Kontakt

Është mbajtur mbledhja e dytë e këshillit komunal në Preshevë

Është mbajtur mbledhja e dytë e këshillit komunal në Preshevë

Gjatë ditës së sotit është mbajtur mbledhja e dytë me rradhë e këshillit komunal në Preshevë, ku gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar 23 pika të rendit të ditës.

Shumica e pikave të rendit të ditës ishin shqyrtimi i plant dhe programit të punës dhe atij finaciar të institucioneve të komunës së Preshevës.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje është bërë edhe ndërprerja e kontratave të dy kompanive të afërta me ish pushtetin e komunës së Preshevës.

Njëra kontratë që është ndërprerë është ajo për ndriçimin publik të komunës së Preshevës, si dhe kontrata e dytë është lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve në teritorin e komunës së Preshevës.