• E mërkurë / Jul-16 01:45
  • Kontakt

Kosnett shkon në veri me zyrtarë të Listës Serbe: Paqja arrihet duke punuar së bashku

Kosnett shkon në veri me zyrtarë të Listës Serbe: Paqja arrihet duke punuar së bashku

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar dje Mitrovicën e Veriut.

Në këtë vizitë, siç shihet në fotografitë e publikuara,  Kosnett ishte i shoqëruar nga zyrtarë të Listës Serbe.

Me këtë rast, Kosnett është shprehur se kosovarët do të marrin paqën që u duhet dhe drejtësinë që e meritojnë vetëm duke punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve.

Postimi i plotë i Kosnett:

Vizitë e mirë dhe productive dje në Mitrovicën e Veriut për të diskutuar me liderë politikë, shoqërinë civile dhe mediat e pavarura. Kosovarët do marrin paqën që u duhet, drejtësinë që meritojnë dhe prosperitetin duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet.