Në komunën e Bujanocit fillon rindërtimi i infrastrukturës rrugore pas dëmeve nga vërshimet

Në komunën e Bujanocit fillon rindërtimi i infrastrukturës rrugore pas dëmeve nga vërshimet

Komuna e Bujanocit me Konkluzion të Këshillit Komunal dhe Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, menjëherë pas vërshimeve që kapluan komunën tonë ka vlerësuar dëmet dhe ka filluar me sanimin e infrastrukturës së dëmtuar, duke u fokusuar në:

1. Punët mekanike në kuadër të intervenimeve urgjente në infrastrukturën rrugore,

2. Pastrimi i shtratit të lumenjve dhe kthimi i tyre në rrjedhën kryesore të ujit para valës së përmbytjes;

3. Pastrimi i kanaleve dhe përrenjve

Përveç rregullimit të dëmit të financuar nga donacioni i Qeverisë së Kosovës, Komuna e Bujanocit ka aplikuar dhe ka fituar fonde edhe nga fondi buxhetor i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale për Përmirësimin e Infrastrukturës Publike në mënyrë që të parandalojnë zvogëlimin e rrezikut nga përmbytja. Të gjitha punimet janë në proces.