Presidenti rus Vladimir Putin shkoi në takimin me presidentin amerikan Joe Biden, në Gjenevë, me një limuzinë të zezë të blinduar, që kushton rreth 250 mijë dollarë, e cila është sjellë posaçërisht nga Moska.
Por, me çfarë veture udhëtoi homologu i shtetit tjetër më të fuqishëm në botë?
Joe Biden ka udhëtuar drejt vilës ku është takuar me presidentin rus me limuzinën e tij që ndryshe njihet si “Bisha”.
Kjo limuzinë thuhet se mund të lëshojë granata me gaz lotsjellës, ka kamera speciale për natën dhe një telefon satelitor të integruar. Kabina e pasagjerëve është e mbyllur dhe gomat janë të përforcuara ashtu që vetura mund të lëvizë edhe me goma të shfryra.