Osmani ka biseduar me Borellin gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku ajo mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Kujtojmë se së fundmi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në Bruksel me delegacionin serb, ku është takuar edhe me Aleksandër Vuçiq.