Nisma Socialdemokrate është dënuar me 350 euro për shkak se e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.
Ky vendim u mor këtë të shtune në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, ka thënë se shuma e gjobës duhet të sillet para certifikimit të partisë.
“Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë”.