Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status.
Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimor të shtetit Maryland.
Autori i tekstit ishte vete dëshmitar i bombardimeve.
Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valvitej ende mbi fortesë.
Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën.
Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorin.
Fjalët e poemës së zotit Key u kombinuan më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar më Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është himni kombëtar amerikan.