Zyrtarët policorë kufitare gjatë kontrollimit kanë ndaluar një automjet i cili përmes rrugëve alternative ka tentuar të kalojë kufirin Kosovë-Serbi.
Ndalimi i personit në fjalë është bërë në fshatin Banjë të Komunës së Zubin Potokut, fshat ky i cili gjendet në brezin kufitar.
“Automjeti i ndaluar nga patrulla policore kufitare, në dalje të RKS-së, i cili posedonte targa (NP) drejtohej nga personi me vendbanim po ashtu nga Novi Pazari dhe kishte të ngarkuar derivate të naftës në sasi prej 1354 litra naftë”, thuhet në njoftimin për media.
Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale; “Kalim i pa autorizuar i vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”, i dyshuari është ndaluar dhe automjeti është konfiskuar.
Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.