• E mërkurë / Feb-12 19:15
  • Kontakt

Intervistë ekskluzive Referendumi 1 dhe 2 marsit 1992 (Video)

Në intervistët janë deklaratat e kryetarit të PDSH z.Ragmi Musta, kryetarit të PVD z.Riza Halimi dhe kryetarit të KKSH z.Shukri Ymeri...

Në nderë të shënimit të 26 vjetorit të referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për shkak të vlerës së madhe dhe rëndësisë jetike që mbartë ne vetvete kjo ngjarje duke prekur ndjenjat kombëtare e historike të cdo shqiptari  në territorin e Luginës së Preshevës ekipi i Rtv Aldi sjellë deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike Shqipëtare z.Ragmi Mustafa dhe  kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik z.Riza Halimi.

Pikërisht 1 dhe 2 marsi janë datat të cilat shënuan dhe ngjarjen historike të bashkimit të tre komunave me popullësi shqipëtare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nëpërmjet shprehjes së lirë të popullit përkundër asaj që organet e shtetit kishin vënë në dispozicion të gjitha mjetet për të pamundësuar këtë gjë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqipëtare z.Ragmi Mustafa, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik z.Riza Halimi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptëar z.Shukri Ymeri sjellin më nga afër këtë ngarje nëpërmjet deklaratave të tyre të dhëna për Rtv Aldi.