Familja e Bejzadit nga fshati Shoshajë e epërme jetonë në kushte ekstremisht të vështira dhe duke u nisur nga ky fakt dhe Forumi Rinor i Rahovicës ka ndërmarrur një iniciativë për ti blerë një banesë kësaj familje.
Kjo familje është e përbërë nga 5 anëtarë ku për nevojat dhe kërkesat e kësaj familje përkujdesen gruaja e të ndjerit Bejzadit 77 vjeçe dhe nusja e djalit të saj, ku përveç vështirësive ekonomike këto përballen edhe me vështirësitë shëndetësore të dy fëmijëve të cilët janë me nevoja të veçanta.
Gruaja e Bejzadit na tregoi për vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë duke jetuar në malësi, larg qytetit, pamundësia e aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore, vështirësitë në shkollim, se si shtëpia është e vjetër dhe mund të rrëzohet në çdo çast.
Leotrim Asllani kryetar i Forumit Rinor të Rahovicës u shpreh se si kanë arritur deri te ndërmarrja e kësaj iniciative për të blerë një banesë për këtë familje, pasi që kjo familje nuk ka mungesë të produkteve ushqimore sepse qytetarët tashmë i kanë ndihmuar në këtë aspekt mirëpo ajo që është e nevojshme është pajisja me një banesë të re në qytet duke pasur parasysh dhe mënyrën e jetesës në malësi.
Familja e Bejzadit jetojnë me një pension të vogël i cili nuk i mjafton as për nevojat e tyre esenciale kjo për arsye se i nevojitet përkujdes mjekësor dy fëmijëve të cilët janë me nevoja të veçanta, dhe apeli i kësaj familje dhe i kryetarit të Forumit Rinor është që të ndihmojnë të gjithë ata që kanë mundësi për të grumbulluar sasinë e nevojshme të të hollave për të blerë banesën për këtë familje.
Të vetëm mund të bëjmë pak gjëra mirëpo të bashkuar mund të bëjmë shumë, andaj dhurimi i një sasie të madhe të parave nga një person i vetëm mund të jetë i pa përballueshëm ndërkaq kur kjo sasi ndahet atëher dhe kjo shumë arrihet në mënyrë të pakontestueshme.